Chinese Numerology Wedding

By | October 23, 2016

Zero

Lindim të gjithë nga e njëjta materie Por, nuk lindim të tërë të barabartë Kush do të jesh? Çfarë do të bëhesh? Disa njerëz lindin për të udhëhequr e ndryshuar jetët e popujve të tyre Të tjerë për të qenë mediokër, të kalojnë pa u vënë re Por për disa Jeta është një betejë e vazhdueshme që ofron zero mundësi

Atëherë, si mundet asgjëja. të bëhet diçka? Vetëm në shkollë Zeros i kushtohej vëmendje Aty mori mësime të rëndësishme rreth vlerës që do të kishte në shoqëri E që për të ishte e ndaluar të shumëzohej Ndonjëherë Zero ndjehej si një numër shumë më i rëndësishëm Por fëmijët donin vetëm t’i kujtonin se Zero mbetet Zero pavarësisht se nga cila anë drejtohej Teksa Zero rritej, ndjehej gjithnjë e më i vetmuar Pavarësisht defekteve të tij numerike, Zero e dinte që kishte diçka për të ofruar

Zero nuk i lejonte kurrë situatat e këqija ta vinin përposh. Ai nuk donte të ishte numër negativ Zero ishte zgjuar edhe herë të tjera me plagë e lëndime në trup. Por këtë herë ishte ndryshe Për herë të parë Zero nuk po ndjehej më i vetmuar Në prani të shoqes së tij të re, ai ndjehej po aq i rëndësishëm sa një Tre. Madje sa një Katër Por ndjesia më e mrekullueshme

Ishte ajo e përkatësisë Një jetë e tërë vetmie tashmë ishte tretur në të shkuarën Së bashku me mendimin se dashuria e tyre ishte e ndaluar Teksa bota vazhdonte pa të Zero pyeste veten sesi do të mund t’ia bënte pa dashurinë e tij? Foshnja mbante shenjën e infinitit Numri më i madh e më i respektuar që njerëzit kishin parë ndonjëherë Zero e kuptoi atëherë që nga asgjëja.

Ai pat krijuar diçka me të vërtetë të mrekullueshme Fillimi Translated by: Translated by: Mars Gj�.